Snowden: Teknologjia e prodhuar në Izrael mund të jetë përdorur për ta vrarë Khashoggin NULL NULL 08.11.2018 11:46 08.11.2018 11:46 Softueri i prodhuar nga firma e sigurisë kibernetike me bazë në Izrael, NSO Group Technologies, mund të jetë përdorur për të gjurmuar në rastin Khashoggi, thotë Edward Snowden i cili është i arratisur nga Amerika. Snowden tha se telefoni i një prej miqve të Khashoggit, Omar Abdulaziz, i cili jeton në mërgim në Kanada, ishte ‘i infektuar’ me këtë program, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova. Snowden, i cili tani jeton në Rusi, tha se softueri i ka lejuar sauditët të mbledhin informacion rreth Khashoggi përmes Abdulazizit. “Sauditët, sigurisht, e dinin se Khashoggi do të shkonte në konsullatë, pasi ai pati një takim, por si i dinin qëllimet dhe planet që kishte ai? “[Grupi i NSO-së] është më e keqja në shitjen e këtyre mjeteve të vjedhjes, të cilat përdoren aktivisht për të shkelur të drejtat e njeriut të disidentëve, figurave të opozitës, aktivistëve, disa lojtarëve mjaft të këqij”, tha Snoëden, “por ata s’janë vetëm”, shtoi ai. Ky softuer mundëson që një përdorues të marrë informacion të fshehtë në lidhje me aktivitetet e kompjuterit të një tjetri duke transmetuar të dhëna fshehurazi nga “hard drive” e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Në bisedën Kusari-Lila – Radoiçiq çfarë kërkonte tema e veteranëve? (VIDEO) 2 minuta më parë