Snoop Dogg falënderon veten për yllin në ‘Shëtitoren e të famshmëve’ NULL NULL 20.11.2018 21:00 20.11.2018 21:00 Snoop Dogg pozoi afër ylli të tij me të cilin u nderua në “Hollywood Walk Of Fame”, të hënën në Hollywood, transmeton Klan Kosova. Reperi 47-vjeçar falënderoi veten gjatë një fjalimi pas këtij nderi. ‘Unë dua të falënderoj veten për besimin tim. Falënderoj veten për gjithë këtë punë të vështirë’, tha ai. ‘Dua të falënderoj veten sepse nuk kam pushuar asnjë ditë. ‘Falënderoj veten që gjithmonë jam përpjekur dhe kurrë s’kam marrë më shumë se që kam dhënë’. Gruaja e Snoop, Shante Broadus dhe miqtë Pharrel Williams, Jimmy Kimmel, Quincy Jones dhe Dr. Dre shprehën mbështetjen e tyre në këtë ngjarje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.