22:14, 13 Mars 2018

Aplikacioni i njohur dhe mjaft i përdorur nga të rinjtë Snapchat, është detyruar të kërkojë falje dhe të heq një reklamë nga publikimi i tyre në storje të këtij rrjeti.

Në këtë publikim përdoruesit e Snapchat u kërkohej të zgjedhnin nëse më shumë preferonin ”Rrahjen e Rihannas” apo ”Grushtimin e Chris Brown”, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj reklame reagimet e fansave të të dyja palëve ishin të menjëhershme, pasi ajo i referohej incidentit i cili u ndodhi Rihannas dhe Chris Brown gjatë kohës sa ishin çift.

Një zëdhëndës i Snap kishte pranuar se reklama ishte miratuar për publikim gabimisht.

Sipas Time, Snap pranuan gabimin e tyre duke kërkuar ndjesë dhe larguar reklamën!

Interesante