Smoothie me tranguj NULL NULL 25.06.2018 08:24 25.06.2018 08:24 Mëngjesin preferohet që ta nisni me ushqime të lehta, të cilat ju mbushin energji dhe ju mbajnë gjatë ditës. Megjithatë s’ka asgjë të keqe po të shtoni edhe një pije detoksifikuese. Nga smoothiet e gjelbër kësaj radhe po ju sjellim recetën për një pije detoksifikuese e cila përbërësin kryesor e ka trangullin. Përbërësit: 1 trangull 70 g kos 30 g qumësht 1 lugë lëng limoni Pak kripë dhe piper 4 kuba akull Përgatitja: Lajmë trangullin dhe e presim me copa të vogla. Në një mikser hedhim të gjithë përbërësit. I përpunojmë derisa të përftojmë një masë homogjene. E shërbejmë smoothie-n me një copë trangulli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day