Smoothie jeshile përplot vitamina! NULL NULL 15.07.2018 13:40 15.07.2018 13:40 Ndryshe nga lëngjet, smoothie jeshil janë ushqime të plota, të pasura me fibra. Janë më të shijshme seç duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa jeshilliqet balancojnë ëmbëlsinë e saj, njofton Klan Kosova. Vitaminat dhe mineralet asimilohen më mirë nga trupi duke reduktuar tundimin për ëmbëlsira, fast food dhe duke ndihmuar dobësimin. Pastrojnë trupin, duke eliminuar toksinat dhe ujërat e tepërta. Smoothie me mollë dhe selino Përbërësit: 1 filxhan ujë 1 tufë Sallatë jeshile e prerë hollë 3 bishta selino Gjysmë tufë spinaq 1 dardhë 1 mollë jeshile 1 lime të shtrydhur Përgatitja: në fillim hidhni në blender sallatën jeshile dhe grijeni derisa të bëhet e butë. Pastaj shtoni spinaqin, selino, mollën dhe dardhën. Dhe në fund hidhni lëngun e lime. Grijini mirë derisa të përfitoni një pije të njëtrajtshme. Mund ti shtoni majdanoz ose koriandër për më shumë shije, shkruan Shëndetësia, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day