Skulptura ‘Engjëlli prej thikash’ kundër krimit në Britaninë e Madhe (VIDEO) NULL NULL 30.11.2018 16:41 30.11.2018 16:41 Rreth 100,000 thika të konfiskuara nga policia britanike janë përdorur për të krijuar një skulpturë engjëllore prej tetë metrash në Liverpool të Anglisë. Autori e ka punuar këtë vepër për të nxjerrë në pah krimin me thika në Britani të Madhe, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Engjëlli prej thikash” që është vendosur në katedralen e Liverpool-it, u bënë homazhe viktimave që kanë humbur jetën nga krimet me thikë të cilët shpesh herë janë shumë të rinj. Kjo skulpturë e dizajnuar nga artisti, Alfie Bradley, peshon pesë ton dhe u deshën më shumë se një vit për ta ndërtuar. “Unë kam përdorur të gjitha llojet e mjeteve të mprehta në këtë punim. Duke filluar nga thikat për prerjen e mishit, shpatave, thikave të zakonshme të kuzhinës etj. Është shumë trishtuese kur kuptohet se një thikë e zakonshme e kuzhinës është përdorur për të marrë një jetë”, ka thënë Bradley. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 37 minuta më parë