_95701878_mediaitem95699855cvsdffeee
8:38, 20 Prill 2017

Houston Rockets ka shënuar fitore ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 115:111.

Skuadra e Westbrook pati epërsinë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por as triple-double prej 51 pikësh, 13 asistimesh e 10 kërcimesh i Westbrook nuk e ndihmoi këtë skuadër që t’i përballojë raketat e Houstonit.

Harden në këtë ndeshje po ashtu shënoi 35 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime.

Me dy fitore radhazi në shtëpi, Houston tani po e udhëheq serinë 2:0 ndaj të kaltërve nga Oklahoma.

Interesante