9:30, 14 Shkurt 2018

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, e ka pranuar që do të ishte i hapur që të largohet nga ky klub.

Real Madrid, Manchester United dhe Barcelona janë lidhur me transferimin e qendërmbrojtësit sllovak, madje ai vetë e kishte konfirmuar se një ofertë për të ishte refuzuar gjatë janarit.

“E di që një ofertë e pabesueshme erdhi gjatë dimrit” tha ai për gazetën sllovake Sport.

“Kam lënë gjithçka në duar e agjentit. Do të largohesha po të kishte qenë për të mirë”.

“Jam i lumtur me interesimin e klubeve të mëdha, por në të njëjtën kohë isha i kënaqur që Interi vendosi që të mos më shesë”, vazhdoi ai.