16:19, 9 Gusht 2018

Komandanti i Komandës së forcave amerikane në Evropë, Kurtis Skraparoti gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Maqedoni.

Skraparoti tha se NATO njeh progresin e arritur në reformat ushtarake, dhe inkurajoi vendin të zgjidhë sfidat e mbetura deri në anëtarësim, i cili sipas tij, është i dobishëm për vendin, rajonin dhe gjithë Evropën.

“Mezi presim që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s” tha në mes tjerash i pari i ushtrisë amerikane për Evropë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, theksoi se qeveria është e përkushtuar ta anëtarësojë vendin në NATO, përderisa kërkoi votën e qytetarëve pro marrëveshjes me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit.

Realizimi i marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit është parakusht për anëtarësim në NATO. Respektivisht, anëtarësim në Aleancë do të jetë e mundur vetëm nëse do të realizohet referendum i suksesshëm dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa Athina ta ratifikojë marrëveshjen, shkruan Alsat M transmeton Klan Kosova.