Skënderbeu i bashkohet Shkëndijës NULL NULL 20.07.2017 22:31 20.07.2017 22:31 Skuadra nga Korça ka mposhtur 2:0 kazakët e Almatyt në ndeshjen e kthimit, pasi ndeshja e parë në Kazakistan kishte përfunduar barazim 1:1 Skënderbeu është skuadra e dytë shqiptare që kalon në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Klubi shqiptar e ka eliminuar skuadrën e Kairat Almaty për t’u kualifikuar në raundin e tretë të këtij evenimenti madhor për klube. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, Skënderbeu nuk la hapësirë për befasi, duke fituar 2:0 në shtëpi. Sabien Lilaj (50’) dhe Sebino Plaku (83’) shënuan për fitoren e madhe të Skënderbeut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 4 days