Skënderbeu feston titullin e tetë kampion NULL NULL 23.05.2018 23:17 23.05.2018 23:17 Skënderbeu u mund thellë 1-5 ndaj Vllaznisë në sfidën e fundit të Kategorisë Superiore, një humbje që gjithsesi nuk e zbehu aspak festën e korçarëve për titullin e 8 kampion në historinë e tij. Në përfundim të sfidës, Skënderbeut iu dorëzua trofeu i këtij kampionati që e dominoi totalisht, duke mos i lënë asgjë kundërshtarëve që e patën të pamundur të ndiqnin ritmin e kësaj skuadre. Skuadra e Ilir Dajës rrallëherë shfaqi lëkundje në lojën e saj dhe ky sezon ishte në kufijtë e perfeksionit për këtë skuadër që përveçse luajti në fazën e grupeve të Europa League ka edhe një trofe për të diskutuar, atë të Kupës së Shqipërisë, me Laçin në finale./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 4 days