“Skenat ngjanin si ato të filmave të luftës” NULL NULL 23.05.2017 08:55 23.05.2017 08:55 Dëshmitarët kanë përshkruar skenat e kaosit dhe tmerrit pas shpërthimit fatal në fund të koncertit të pop yllit amerikan Ariana Grande në Manchester Arena. Andy ishte në hollin e arenës duke pritur gruan dhe vajzën e tij kur u hodh në tokë nga fuqia e shpërthimit. Ai i tha BBC 5 se skena ishte “si nga një film lufte”, transmeton Klan Kosova. “Kur u ngrita, pashë kufoma kudo, i llogarita 20-30 trupa. Nuk mund të them nëse disa prej tyre ishin të vdekur, por dukeshin të vdekur”. “Ata ishin të mbuluar me gjak dhe ishin lënduar shumë rëndë. Gjëja e parë që bëra ishte që unë vrapova në arenë duke u përpjekur të gjeja familjen time”. Ai gjeti familjen e tij, të cilët ishin të sigurt, por thanë se kishte “fëmijë dhe adoleshentë të shtrirë aty duke bërtitur”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 6 minuta më parë
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 7 minuta më parë