Skanimet e trurit mund të parashikojnë përdorimin e drogës tek adoleshentët NULL NULL 22.02.2017 17:00 22.02.2017 17:00 Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve kanë deklaruar që mënyrat e “çuditshme” të sjelljes së trurit tek adoleshentët mund të parashikoj në qoftë se ata do të kenë problem me drogat në të ardhmen. Ekipi ka analizuar adoleshentë që në përgjithësi janë më impulsiv se sa bashkëmoshatarët e tyre, tipar ky që shpesh herë lidhet me përdorimin e drogave. 144 adoleshentë, të cilët nuk ishin përdorues të drogave, i janë përgjigjur një pyetësori dhe kanë marre pjesë në një testim përmes së cilit është vlerësuar se sa janë impulsiv dhe sa dëshirojnë të provojnë gjëra të reja. Pas skanimeve të trurit studiuesit kanë gjetur një model të aktivitetit të trurit që ka probabilitet më të madh për të abuzuar me droga. Punimet e hershme të këtij studimi janë publikuar në Nature Communications. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024