S’kanë të ndalur klikimet për “Papuqe Gucci” (VIDEO) NULL NULL 05.11.2017 17:42 05.11.2017 17:42 Kanë mjaftuar vetëm shtatë ditë që “Papuqe Gucci” nga Gjiko, të arrijë shifra të mëdha në youtube, njofton Klan Kosova. Mbi 3 milionë klikime janë shënuar deri tani, për projektin e punuar nga RedBox Entertainmet, të cilët iu gëzuan këtij lajmi, dhe postuan një pjesë të shkëputur nga klipi për të bërë publike suksesin e arritur. Tekstin e shkroi Gjiko teksa për klipin, pjesë e të cilit është edhe humoristi Vedat Osmani, u kujdes Valon Aziri. Përveç që kënga ka marrë shumë komente pozitive, “Papuqe Gucci” po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare. Gjiko – ose ndryshe ‘djali flutures’ ishte njëri prej artistëve më të kërkuar këtë vit e sidomos verës, kur solli hite si ‘Faje’ me Skerdin e ‘Gabime’ me Nora Istrefin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Moda Çfarë ka të reja nga shoubizi shqiptar? Flasin gazetarët dhe stilisti i njohur (VIDEO) 22 minuta më parë