Skandali me Unazën e Re: Shkarkohet Qendro, vjen Qato NULL NULL 22.01.2019 15:05 22.01.2019 15:05 Drejtori i deritashëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, sot zyrtarisht ka lënë detyrën. Mësohet se në vend të tij është emëruar Sonila Qato, e cila më herët mbante postin e Ministres së Sipërmarrjes. Tashmë Sonila Qato, e shkarkuar nga Rama në Asamblenë e PS-së, do të jetë drejtoresha e re e ARRSH. Shkarkimi i Qendros ka ardhur pas skandalit me Unazën e Re, ku do t’i jepeshin 18 milionë euro kompanisë fantazmë DH Albania. Për skandalin e Unazës së Re dje u shkarkua edhe Klodian Gradeci i OST, vendin e të cilit e zuri Skerdi Drenova, ish-kreu i INUV. Qendro dhe Gradeci dëshmuan edhe në Prokurori rreth këtij skandali. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 1 minutë më parë