17:53, 12 Tetor 2018

 Basti prej gati pesë million eurosh i njërit prej udhëheqësve të klubit serb Crvena Zvezda që ata do të humbin me më shumë se pesë gola disavantazh në ndeshjen e 3 tetorit ndaj Paris Saint- Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve ka bërë që  UEFA të dyshojë për kurdisje të këtij takimi.

Një burim, identiteti i të cilit nuk është zbuluar i ka përcjellur UEFA-s informatat që mund të çojnë në një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit në botën e futbollit, njofton L’equipe, përcjell Klan Kosova.

E përditshmja sportive poashtu raporton se shtëpia evropiane e futbollit disa ditë para ndeshjes ka alarmuar autoritetet franceze, përkatësisht Prokurorinë Publike Kombëtarepër një kurdisje të mundshme të rezultatit.

Takimi i luajtur në ‘Parkun e Princave’ më 3 tetor mes PSG dhe Crvena Zvezda pati përfunduar me rezultat 6-1.