S’ka më pornografi për personat nën 18 NULL NULL 17.07.2017 15:12 17.07.2017 15:12 Ueb-faqet pornografike do të urdhërohen që ta instalojnë një softuer të verifikimit të moshës, në mënyrë që të sigurohen që përdoruesit nuk janë nën 18. Këto faqe mund të ballafaqohen me ndalim në Britani të Madhe nëse dështojnë që t’iu binden rregullave të reja të cilat do të shpalosen nga Qeveria të hënën, shkruan The Indenpendent, transmeton Klan Kosova. Ministri i Digjitalitetit në Britani të Madhe, Matt Hancock, ka thënë që “po e ndërmarrin një hap para për t’i vënë në vend kërkesat ligjore për ueb-faqet me përmbajtje për të rritur, në mënyrë që të jenë të sigurta nën kontrollin e verifikimit të moshës”. Qeveria e Britanisë po ashtu planifikon ta angazhojë një rregullues i cili mban rendin dhe kontrollon ueb-faqet pornografike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.