Situata politike, ambasadorët e huaj takohen me Metën NULL NULL 25.04.2017 12:01 25.04.2017 12:01 Vetëm pak orë përpara se në Tiranë të mbërrijë zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian për të tentuar një pakt mes mazhorancës dhe opozitës, ambasadorët në kryeqytet kanë nisur lëvizjet. Ambasadorja e BE-së, Vlahutin, ai i OSBE-së, Borchardt dhe ambasadori amerikan, Donald Lu janë duke zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, shkruan Lapsi.al. Temë kryesore pritet të jetë ajo e negociatave pasditen e sotme. Ambasadori amerikan, Donald Lu gjithashtu zhvilloi dje një takim 45-minutësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zhdukja e biznesmenit, Musa Hamitit - Flet avokatja e Marilena Markoviq (VIDEO) 9 minuta më parë
Kosova Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 11 minuta më parë