Sirianët e evakuuar flasin për vështirësitë NULL NULL 30.12.2016 22:12 30.12.2016 22:12 Sirianët e evakuuar nga Aleppo që janë duke jetuar në tenda në Iblid kanë treguar për vështirësitë që kanë kaluar. Mijëra të zhvendosur nga enklava e mbajtur nga rebelët në Aleppo kanë treguar se si janë larguar nga rrethimi për në fshatrat në Iblid. Në një kamp të ngritur nga Fondacioni për Ndihma Humanitare të Turqisë, një burrë ka thënë se ka ikur nga zonat e luftimit duke hyrë nga njëra shtëpi tek tjetra për të arritur në pikën nga ku mund të evakuoheshin, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Kemi marrë fëmijët në mesin e natës dhe kemi dalë në rrugë në orën 02:00, deri sa arritën aty”, ka treguar ky burrë duke thënë se kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha. Ai ka thënë se situata është shumë me e vështirë se sa duket, pasi po e përjetojnë vet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 6 minuta më parë