Siria ia kthen Francës çmimin prestigjioz NULL NULL 20.04.2018 10:44 20.04.2018 10:44 Siria i ka kthyer Francës çmimin prerstigjioz “Légion d’honneur” me të cilin ishte nderuar Bashar al-Assad. Ky i fundit ka thënë se nuk do të vendos çmimin e një shteti që është skllav i Amerikës. Ky veprim vjen disa dite pasi Franca ka bërë të ditur se ka ndërmarrë procedura disiplinore për tërheqjen e çmimit. Çmimi është kthyer në Francë përmes ambasadës se Rumanisë në Damascus. Presidenti Assad ishte dekoruar me çmimin më të lartë në vitin 2001 pasi kishte marrë detyrën pas vdekjes se babait të tij. Franca se fundmi i është bashkangjitur SHBA-ve dhe Britanisë në bombardimin e Sirisë pas sulmin me armë kimike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 24 minuta më parë
Kosova Burri nga Klina thotë se gruaja me dy vajzat shkuan te familja në Tiranë, s’u kthyen më 28 minuta më parë