Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Siri: Dy të vrarë pas sulmit ajror në spitalin e maternitetit

NULL NULL
29.07.2016 22:39

Dy persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror ka goditur një spital të maternitetit që është mbështetur nga organizata Save the Children në veri-perëndim të Sirisë.

Organizata bëmirëse ka thënë se shumë foshnje janë lënduar kur inkubatorët janë rrëzuar në tokë derisa kanë bërë të ditur se një grua shtatzënë ka humbur njërën këmbë ndërsa edhe shumë të tjerë janë lënduar, transmeton Klan Kosova.

Akoma nuk dihet se kush e ka kryer këtë sulm.

Organizata “Save the Children” ka thënë se spitali ishte më i madhi në rajon, derisa ka pasur mbi 300 lindje të foshnjave në muaj.

Gjithashtu është konfirmuar se gjatë sulmit, dy operacione ishin duke u zhvilluar ndërsa një grua ishte duke lindur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.