Sipas Spahiut, përçarjet e Vetëvendosjes i konvenojnë më shumë PDK-së NULL NULL 13.12.2017 19:03 13.12.2017 19:03 Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se problemet aktuale në Lëvizjen Vetëvendosje i konvenojnë më së shumti Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Mendoj që në Vetëvendosje, ka natyrisht dallime ideologjike, por nuk është shpërfaqur dallimi ideologjik. Është shpërfaqur puna e pozicioneve”, tha Spahiu në Info Magazine të Klan Kosovës. “Pikërisht se e ka rrokë një spektër të gjerë Vetëvendosje ka arritur të zhvillohet tani në partinë më të madhe në Kosovë duke i përfshirë të majtit dhe të djathtit të gjithë në një kulm”. “Në fund nuk mund të kesh një profil politik nëse shkon qaq gjanë”. “Çdo parti duhet pasur një profil”. Sipas Spahiut, ende nuk ka ardhur në pyetje akoma, por ndoshta më vonë do të vie në pyetje kontrasti i profileve të ndryshmeve politike. Ai tha se figurat të cilat kanë pasur më tepër sukses në Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë ato që kanë paraqitur të djathtën, duke marrë shembull Qendron Kastratin që u zgjodh kryetar i Kamenicës. “Po shihet se shumica e elektoratit në Kosovë megjithatë i përket spektrit të djathtë, historikisht”. “Të profilizohet e majta në Kosovë duhet bajagi kohë”. Spahiu vijoi duke thënë se e majta e tanishme duhet të lirohet nga emocionet e së kaluarës apo të mos lidhet më me të majtën historike, por me konceptet ndaj pronës dhe ekonomisë. Ai shtoi se këto probleme në Lëvizjen Vetëvendosje i shkojnë për shtati më së shumti Partisë Demokratike të Kosovës. “PDK-së i shkon më së shumti për shtati”. Por sikur të kishte përçarje ideologjike në Vetëvendosje, atëherë Spahiu tha se do t’i kishte konvenuar më tepër Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Në rast se ndahen e majta dhe e djathta, gjë që për mendimin tim, mund të shpërfaqet më vonë por jo tani”. “Tani është vetëm luftë pushteti. Përderisa është vetëm luftë për pushtet, më tepër i leverdisë PDK-së”, tha Spahiu, që sipas tij, Vetëvendosje ia ka marrë elektoratin Partisë Demokratike të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë