14:07, 13 Shtator 2017

Dy marinarë janë konfirmuar të vdekur dhe tre janë ende të zhdukur pasi dy anije u përplasën në ujërat jashtë Singaporit, thonë autoritetet e portit.

Përplasja ishte në mes të një cisterne të regjistruar nga Indonezia dhe një anije me dragë.

Ekuipazhi prej dymbëdhjetë personash – 11 shtetas kinezë dhe një malajzian – ishin në anije derisa shtatë nga shtetasit kinezë janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital.

Ekuipazhi prej 26 personash në cisternën indoneziane nuk janë lënduar, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet po kryejnë operacione shpëtimi dhe kanë vendosur anije kërkimi dhe një helikopter derisa thanë se anijet në ngushticën e Singaporit nuk u ndërprenë.

Aksidenti vjen më pak se një muaj pasi një shkatërrues amerikan dhe një depozitë nafte u përplasën në afërsi të Singaporit, duke lënë 10 të vdekur nga ekuipazhi i SHBA-ve.

Interesante