Sinani: Programi i AKR-së zgjidhje direkte e problemeve NULL NULL 17.10.2017 22:37 17.10.2017 22:37 Është programi i ARK-së që garanton se ata do të jenë përfituesit bashkë me ne. Këtë e thotë kandidati i kësaj partie për kryetar të Drenasit, Petrit Sinani. “Programi ynë është i interesuar direkt në zgjidhjen e problemeve. AKR e sheh qytetarin në qendër dhe pushtetarin si shërbyes. Programi i AKR nuk është sa për sy e faqe por që garanton zhvillim ekonomik, vende te reja pune, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bashkëpunim dhe rritjen e cilësisë në arsim”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. “Kemi program për një shëndetësi ku pacienti është prioritet i të gjitha prioriteteve”, ka pohuar ai. Më tej Sinani ka thënë se mirëqenia sociale është e një rëndësie jetike. “Kemi program për uljen e shkallës së ndotjes së ambientit”. “Sa i përket investimeve kapitale, kanë qenë të buxhetit të vitit 2016 dhe kjo nuk është meritë e Lladrovcit. Sa i përket sistemit finlandez të arsimit ne nuk mund të krahasohemi me ta. Sa i përket shëndetësisë sëmundja më kronike është keqmenaxhimi, jo punëtorët shëndetësorë”, ka pohuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 45 minuta më parë