Simiq: Ushtria e Kosovës, dëm i paimagjinueshëm për paqen NULL NULL 15.10.2018 22:56 15.10.2018 22:56 KOSOVO VOJSKA REAGOVANJE Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, sot ka votuar kundër propozimeve të tre projektligjeve me anë të së cilave synohet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. “Mund të ju konfirmoj se qartas kam qenë kundër agjendës së propozuar, e cila përfshinë tre projektligje me të cilat do të formohet e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës. Jemi kundër sepse ajo është kundër vullnetit të qytetarëve serbë në Kosovë”, ka thënë Simiq për RTS, përcjell Klan Kosova. Simiq që është anëtar i Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kundër Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OBK-së. “Ushtria shkakton dëme të paimagjinueshme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Metohi por poashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka thënë Simiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024