Simiq: Lista Serbe ende s’ka vendosur më kë të bëjë koalicion NULL NULL 17.07.2017 18:15 17.07.2017 18:15 Lista Serbe ende nuk ka vendosur me cilin koalicion do të bashkohet pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 11 qershorit, ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Slavko Simiq. Simiq ka shtuar se nuk beson që këtë javë do të ketë seancë konstitutive dhe formim të qeverisë së re, njofton Klan Kosova. Simiq, në një prononcim për Radio KiM, pohoi se ende nuk janë regjistruar as deputetët dhe është e pamundur proceduralisht që gjatë kësaj jave të formohet qeveria. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë