Simiq: Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka që ta detyrojë Serbinë të tërhiqet nga ajo NULL NULL 12.01.2019 17:59 12.01.2019 17:59 Kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se pas dy muajve që është vendosur taksa prej 100 për qind, situata është përkeqësuar. Ai shtoi se Prishtina është e gatshme të bëjë gjithçka që të detyrojë Serbinë të tërhiqet nga Kosova, njofton Klan Kosova. “Autoritet e Prishtinës kanë zgjedhur që t’ia bëjnë jetën e vështirë serbëve që po jetojnë në Mitrovicën Veriore. Kështu bllokimi i produkteve serbe në këtë pjesë tregon që atyre nuk iu intereson për të bërë diçka. Serbët që kanë jetuar nën presion këtë taksë e kuptojnë që duhet të tërhiqen së jetuari në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Simiq në Radio Beogradi. Ai paralajmëroi se situata është duke u bërë edhe më e vështirë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë