Simeone pret një finale të bukur NULL NULL 16.05.2018 18:05 16.05.2018 18:05 Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pret që finalja e sontme e Ligës së Evropës mes klubit të tij dhe Olympique Marseille të jetë një finale e bukur. Ai do të mungojë në stol shkaku i suspendimit, pasi që ishte përjashtuar në takimin e parë gjysmëfinal ndaj Arsenalit javë më parë. “Do të luajmë në një finale të re, ku ka shumë ndjenja, emocione, besim, por mbi të gjitha ka përulësi. Kur arrini këtu, keni nevojë që të keni përulësi, që të punoni”, tha Simeone para ndeshjes. “Duhet t’i minimizoni detyrat e tyre ofensive. Janë ekip me shumë besim. Do të jetë një lojë e dashur, një finale e bukur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.