S’imagjinohet Argjentina pa Messin NULL NULL 04.08.2015 13:20 04.08.2015 13:20 Gerardo Martino: Për mendimin tim, Copa America e Messit ishte tepër e mirë, dhe ai zhvilloi ndeshjet më të mirë deri tani në fanellën e Argjentinës. Askush nuk e imagjinon ekipin nacional pa Messin. Trajneri i Argjentinës, Gerardo Martino, beson se Lionel Messi ka pasur paraqitjet më të mira për kombëtaren gjatë ndeshjeve të Copa Americas dhe askush nuk e paramendon ekipin nacional pa “pleshtin”, në të, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova. Këto deklarime të Martinos bëhen pas kritikave të shumta që erdhën në drejtim të Messit. Shumë tifozë të Albicelesteve e gozhduan lojtarin e Barcelonës, për lojën e tij të dobët në ndeshjet e Copa America. Gjithsesi, Messi hyri në ekipin më të mirë të kampionatit dhe Martion thotë se paraqitjet e Messit ishin të një kalibri superior. “Për mendimin tim, Copa America e Messit ishte tepër e mirë, dhe ai zhvilloi ndeshjet më të mirë deri tani në fanellën e Argjentinës”, tha Martion për Radio Uno. “Unë në fakt, as që duhet t’u përgjigjëm kritikave për Messin sepse janë të pa baza dhe s’kanë mbështetje në ndonjë analizë”. “Askush nuk e imagjinon ekipin nacional pa Messin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.