10:57, 12 Tetor 2018

Sulmuesi portugez, Andre Silva ishte heroi i Portugalisë mbrëmjen e kaluar ku shënoi dy gola në fitoren ndaj Polonisë.

Pas ndeshjes sulmuesi tha se ndihet i lumtur për golat e tij ndërkohë që pohoi se është ende një lojtar i Milanos, fjalë këto që mund ta “blindojnë” sezonin e ardhshëm me kuqezinjtë, shkruan albeu.com

“Jam i lumtur për golin dhe ky është një moment special për mua, por gjëja më e rëndësishme ishte ti marrim tri pike. Jam i lumtur që luaj për Sevillan, por jam një lojtar i Milanos. Madje nuk e di as çfarë do të ndodh në të ardhmen, ne do të presim dhe të shohim”, tha Silva.