“Siguri më shumë që nga grabitja e Kim Kardashian” NULL NULL 13.08.2017 16:00 13.08.2017 16:00 Khloe Kardashian ka folur edhe njëherë për grabitjen që i është bërë motrës së saj Kim, vitin e kaluar. Ajo tha se kjo gjë i ka shtyrë ato për t’u kujdesur më shumë për sigurinë, transmeton Klan Kosova. Kim Kardashian, ishte në kryeqytetin francez, ku asaj i janë vjedhur bizhuteri me vlerë disa milionë dollarë nga një grup njerëzish me maska në tetor të vitit 2016. Në ditët para vjedhjes, Kardashian-West kishte postuar një unazë diamanti në Instagram gjatë udhëtimit të saj. Duke folur për The Mail On Sunday’s Magazine, Khloe tha: “Gjëja më e keqe që na ndodhi në vitin e kaluar ishte vjedhja e Kim”. “Por unë jam gjithashtu mirënjohës që ajo nuk ishte lënduar fizikisht. Unë jam një besimtare e vendosur që gjithçka ndodh për një arsye dhe ishte pothuajse sikur Perëndia deshi të na thotë: ‘Mësoni që të jeni më të vetëdijshme për sigurinë’, tha tutje Khloe. “Grabitja ishte një alarm i madh për të gjithë familjen tonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.