Sigal Prishtina kampion të Superligës NULL NULL 21.05.2016 21:21 21.05.2016 21:21 Sigal Prishtina ka fituar me pesë pikë epërsi ndaj Pejës në ndeshjen e pestë filane të mbajtur në Pejë. Rezultati përfundimtarë i finales së madhe në Superligën e Kosovës në basketboll ka qenë 70:65 për prishtinasit, njofton Klan Kosova. Kjo është hera e parë pas disa viteve që Sigal Prishtina arrin të shpallet kampion në Pejë, ndërsa është parë një tension tek tifozët e Pejës të cilët kanë filluar të hedhin gjësende të forta në palestrën Karagaçi. Shumë nga tifozët tashmë janë larguar nga salla, ndërsa për pak minuta pritet të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve për të dy ekipet si dhe ndarjes së kupës për fituesit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.