18:50, 8 Gusht 2018

Për të vendosur një rekord, ose për të thyer ndonjë ekzistues, duhet të jemi të vendosur,të aftë dhe të angazhuar në mënyrë të jashtëzakonshme, transmeton Klan Kosova.

Sipas librit të rekordeve Guiness, janë disa hapa që duhet t’i ndjekim për të arritur ato.

Në vazhdim ju sjellim disa nga hapat:

Hapi i parë – Eksploroni kriteret që aplikon Guinness, për të bërë rekorde dhe familjarizohuni me kriteret që aplikon libri i rekordeve për t’u shënuar në të, dhe për të thyer rekorde.

Hapi i dytë – Zgjidhni një rekord që dëshironi të bëni ose  sugjeroni një ide të re.

Hapi i tretë – Aplikoni dhe pritni për të marrë udhëzimet. Nëse ideja juaj nuk pranohet, do të merrni përgjigje  dhe shpjegime se pse nuk është pranuar. Kjo mund të zgjasë deri në 12 javë (ose më shumë nëse kemi më shumë kërkesa sesa zakonisht). Kontrolloni kohën e pritjes për marrjen e informacionit.

Hapi i katërt- Pasi të keni qasje në udhëzime, lexoni ato mire në mënyrë që të kuptoni kërkesat për përpjekjet dhe provat e nevojshme. Ju gjithashtu do të keni akses në një dokument shumë të rëndësishëm të quajtur “GUIDE TO YOUR EVIDENCE”(Udhëzues për provat tuaja), i cili do të shpjegojë në detaje se si mund të verifikohet përpjekja juaj. Nëse refuzoheni, ju nuk mund të provoni shumë herë, dhe me siguri se nuk i keni ndjekur rregullat në mënyrë korrekte.

Hapi i pestë- Ushtroni, ushtroni, ushtroni, duhet shumë kohë dhe përkushtim për t’u bërë më të mirat në botë! Vetëm nëse i përfillni hapat e caktuara, ju mund të shënoni ndonjë rekord, me rregullat minimale që kërkohen.

Hapi i gjashtë- Plani dhe tentoni përpjekjen tuaj zyrtare të regjistrimit sipas udhëzimeve:

 Vendosni datën, kohën dhe vendin për përpjekjen e regjistrimit;

2)    Duhet të keni  praninë e dëshmitarëve të pavarur, dhe ndonjë  specialist tjetër të kërkuar

3)    Planifikoni logjistikën dhe përgatitni pajisjet e nevojshme

4)   Një fotograf dhe pamjet në një video për të dokumentuar përpjekjen tuaj

5 ) Kontrolloni rekordin e tanishëm, për të kuptuar  në rast se është thyer rekordi aktual

6) Sfidoni rekordin rekordin dhe argëtohuni!

Hapi i shtatë- Mblidhni dëshmitë tuaja; përgatitni  letrën tuaj të motivuese  dhe të gjitha dokumentet e tjera të kërkuara që duhet  për t’u dorëzuar. Nëse më shumë  se 50% e parashtresave refuzohen, atëhere provat  nuk janë të mjaftueshme.

Sapo të jeni të sigurt me paraqitjen, ngarkoni provat online dhe pritni rezultatin. Ekipi Menaxhues i Guinness Records shqyrton çdo aplikim individualisht, dhe procesi mund të zgjasë deri në 12 javë. Kontrolloni kohën e pritjes për informacionin më të fundit.

Hapi i tetë- Momenti i së vërtetës! Nëse jeni të suksesshëm, urime – do të merrni një çertifikatë zyrtare të Guinness World Records (certifikatat e mëtejshme të tërhiqen në përfaqësitë GWR).

Nëse jo, mos heq dorë, mund të aplikoni përsëri ose të zgjedhni një rekord tjetër për t’u përpjekur.