Si të pastroni fëmijët tuaj në mënyrë të duhur NULL NULL 27.07.2016 12:15 27.07.2016 12:15 Nëse fëmija juaj ka ekzema, është mirë t’i bëni dush çdo ditë, duke aplikuar më pas shumë krem hidratues dhe zbutës për lëkurën e tyre. Megjithatë, disa ekspertë të tjerë kanë mbështetur më shumë përdorimin e kremrave hidratues, duke eliminuar sapunin. Në përpjekje për të zgjidhur debatin, ekipi amerikan ka vendosur ta vërtetojë atë me prova mjekësore. Studiuesit thonë se duket shmangur përdorimin e sapunit, sepse lëkura e fëmijës acarohet. Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar e kanë mbështetur këtë sugjerim edhe pse ata theksojnë se nuk ka patur shumë studime të fundit në lidhje më këtë çështje. Ata kanë shtuar se larja mund të largojë bakteret në sipërfaqen e lëkurës, largimin e irritimit dhe alergjive të lehta por e rëndësishme është përdorimi i kremit hidratues. “Aplikimi i kremrave hidratues mban lëkurën e butë dhe të lagësht e cila ndihmon shmangien e infeksioneve, lëkurës së plasaritur dhe të thatë”. Por, Doktor Ivan Cardona ka thënë se prindërit duhet të jenë ata që japin kontribut në lidhje me këtë çështje. “Nëse larja e përditshme nuk ndihmon në heqjen e ekzemave të foshnja, duhet ti rralloni dhe duhet të përdorni kremra. Megjithatë, nëse situata përkeqësohet, duhet të kërkoni këshillën e mjekut”. Amena Warnes, specialiste e alergjive në Londër tha se këshilla ishte e duhura, por ajo shtoi: “ Nëse aplikoni tek fëmija larje të përditshme, sigurohuni ajo të zgjasë vetëm 10 minuta, që të mos teprohet. Në momentin e daljes nga dushi, aplikojini fëmijës një krem hidratuar sepse kështu do të eliminohen edhe kruarjet e lëkurës”. Megjithatë, këto janë disa këshilla që duhen zbatuar. – Përdorni ujë të vakët. – Shmangni sapunin. Në vend të kësaj përdorni locion hidrarues për fëmijët. – Përdorni peshqir shumë të butë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë