Si të jeni më të lumtur NULL NULL 29.05.2015 09:47 29.05.2015 09:47 DIGITAL CAMERA Lumturinë tuaj e përcaktoni ju vetë, ajo nuk varet nga askush. Prandaj, duhet të mësoheni që ta bëni veten të lumtur. Ka disa gjëra që mund t’i bëni në mënyrë që të ndiheni më të kompletuar dhe të ndiheni më mirë me veten. Lexoni Lexoni sa më shumë libra. Vëreni në funksion mendjen dhe imagjinatën tuaj dhe mundohuni që informatat që i merrni nga leximi t’u gjeni përdorim në jetën tuaj. Meditoni Meditoni të paktën 15 minuta në ditë, çdo ditë. Nëse nuk dini si të meditoni mësohuni përmes librave, website-ve dhe konsultohuni me dikë që tashmë mediton. Ushtroni Mundohuni që ta mbani trupin në formë. Kur ju ndiheni mirë me trupin tuaj do të jeni më të kompletuar dhe kjo do të ju bëjë më të lumtur. Prioritetet Mundohuni që t’i përcaktoni prioritetet tuaja. Ndajini gjërat kryesore në jetë, definojeni se cfarë është e rëndësishme për ju dhe mos u brengosni për gjërat që nuk kanë rëndësi të madhe. Zhvillojeni shprehinë e lumturisë Edhe lumturia është shprehi. Zhvillojeni zakonin e të qenit të lumtur duke shikuar anën pozitive të gjërave. Eliminojeni negativitetin. Falenderohuni për gjërat që i keni Asnjëherë nuk i kemi ato që i duam dhe gjithmonë ndiejmë mangësi. Por pakënaqësia është njëri ndër faktorët që na bën të palumtur. Por ka zgjidhje edhe për këtë punë. Në vend se të mendoni se çfarë mund të kishit, shfrytëzojeni atë energji dhe kohë për tu falënderuar për gjërat që tashmë i keni në jetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.