Si të blini karrocën e duhur për fëmijën tuaj NULL NULL 05.04.2017 09:30 05.04.2017 09:30 Para se të shpenzoni për një karrocë bebesh duhet të vlerësoni disa gjëra tek ajo në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur. Ja cilat janë ato: Pamja e jashtme Ju pëlqen apo jo pamja është ajo që “godet” menjëherë syrin dhe për këtë arsye duhet të zgjidhni një karrocë të bukur dhe të rehatshme. Si mund të kuptohet që është e rehatshme? Duhet të ketë një mbështetëse këmbësh, një shtresë sfungjeri relativisht të trashë duke qënë se fëmija do të qëndroj edhe ulur në të, duhet të hapet ose mbyllet në 2-3 pozicione (mbështetësja e kurrizit). Zgjidhni një karrocë praktike Ajo duhet të zërë pak vend në makinë, në shtëpi dhe kudo që mund të shkoni. Ajo gjithashtu duhet të jetë e tillë që t’ju mundësojë ta mbyllni edhe me një dorë. Gjithashtu pjesët e saj prej cope dhe sfungjeri duhet të hiqen që të mund të lahen në lavatrice. Duhet të ketë një vend ku mbështetet çanta si edhe një kosh në fund të saj ku mund të vendosni sende. Gjithashtu duhet të jetë e përdorshme deri në moshën 3-4 vjeçare. I rëndësishëm është edhe vendi ku vendosen biberonat. Karrocë e kthyeshme Dmth bebi të jetë me fytyrë nga ju dhe më pas nëse e ktheni, të jetë me shpinë nga ju. Gjithashtu edhe dorezat duhet të përshtaten në varësi të gjatësisë tuaj. Për shembull nëse ju jeni e gjatë 1.62 cm dhe burri juaj 1.90 cm nuk do të mund ta mbani karrocën në të njëjtën lartësi, shkruan Përnënat, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024