9:00, 17 Korrik 2017

Ish-numri një i tenisit dhe fituesi i të katër Grand Slams, Andre Agassi, na këshillon se si ta tejkalojmë urrejtjen që kemi ndaj të shkuarit në palestër dhe të ushtrojmë.

“Po, kisha një orar palestre, por nuk isha në gjendjen e duhur mendore, kështu që pritja derisa isha”, tha ai.

“Kjo mund të tingëllojë befasuese, por është shfrytëzim më efikas i kohës suaj. Nëse ndjeheni të motivuar, do ta shtyni veten tutje dhe të nxjerrni më shumë nga ushtrimet tuaja”.

“Nëse nuk doni të jeni aty, atëherë me shumë gjasë do të përfundoni duke e dhënë gjysmën e përpjekjes tuaj”.

47 vjeçari tashmë i pensionuar, foli për The Independent gjatë një udhëtimi në Londër, në kohën kur po e trajnonte në Wimbledon tenistin serb, Novak Djokovic, garën të cilën e kishte fituar më 1992.

 

Interesante