Si ta dini kur jeni gati të shpërnguleni me partnerin tuaj? NULL NULL 28.03.2017 15:00 28.03.2017 15:00 Sipas ekspertes së lidhjeve dhe takimeve, ekspertja Madeleine Mason, nuk ka ndonjë gjatësi të kohës që tregon se a jeni të gatshëm të banoni me partnerin tuaj. Por ajo thotë se janë katër hapa kyç për të arritur në atë përfundim, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Këta hapa janë: 1.Dilni me njëri-tjetrin ekskluzivisht, dhe e keni takuar familjen e njëri-tjetrit. 2.Ju duhet të diskutoni për të ardhmen – se çfarë doni të arrini, çfarë jete e dëshironi, a doni të martoheni e të keni fëmijë e shumë çështje të tjera. 3.Duhet të keni diskutuar për financat, për situatatat e njëri-tjetrit 4.Të dy duhet të pajtoheni se a doni të shpërnguleni me njëri-tjetrin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.