Si ta dallojmë alergjinë? NULL NULL 23.06.2018 17:51 23.06.2018 17:51 Shumë njerëz mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është çrregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull kur disa njerëz pinë qumësht, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje. Kjo ndodh sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin. Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon imunoglobulinë, lloj antitrupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular. Simptomat:Ënjtje të buzëve dhe gjuhës, vështirësi në frymëmarrje, përhapje të skuqjeve, të vjella, marrje fryme me zor, një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut dhe rrëzim, shkruan bota.al. Teshtimat e shpeshta, sy të skuqur, rrjedhje të hundëve, shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen, njolla në lëkurë etj. Trajtimi për alergjinë nga ushqimi është shmangia plotësisht e ushqimit që shkakton alergjinë. Njerëzit që kanë një alergji të rëndë, duhet të tregohen të kujdesshëm për të shmangur dhe madje edhe prekur ushqimin ose ngrënë “gjurmë” të saj, që janë të pranishme në ushqimet e përpunuara. Dietologu mund t’ju tregojë sesi të njihni përbërësit përkatës në etiketat ushqimore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 24 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 24 orë më parë