Si ta bëni kapjen e flokëve bisht në mënyrën e duhur NULL NULL 17.05.2018 12:22 17.05.2018 12:22 Kapja e flokëve bisht duket se është modeli më i lehtë, por në momentin që nuk realizojmë dot një kapje se të Kim Kardashian, apo Ariana Grande, kuptojmë që pas këtij stilimi fshihen shumë truke e sekrete, të cilat do i zbulojmë të gjitha sot për ju ! 1. Si fillim duhet t’i krihni flokët në drejtimin që doni bishtin, me krëhërë furçë dhe tharëse, Nxehtësia e kësaj të fundit do t’i bëjë flokët më të “bindura” që nga rrënjët. 2. Nuk duhet t’i kapni bisht të gjitha flokët përnjëherë, por duhet t’i ndani në gjysmë. Mblidhni pjesën e sipërme të flokëve tuaj duke përdorur një furçë të imët dhe lidhini flokët me llastik. Pasi të keni vepruar në këtë mënyrë merrni një furçë dhëmbësh dhe spërkatni flokët me llak. Më pas krihini flokët e reja me ndihmën e furçës. Ky është truku i stilistëve të yjeve të Hollywood-it. 3. Mblidhni gjysmën e poshtme dhe kapeni me pjesën e sipërme të flokëve. Përdorni një llastik si ky në foto për të parandaluar rënien e bishtit, pasi qëllimi është të qëndrojë sa më lart. 4. Merrni një pjesë të flokëve nga ana e brendshme e bishtit dhe rrotullojeni rreth llastikut për të mbuluar këtë të fundit. Aplikoni pak xhel ose llak dhe ky është rezultati që do të përftoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.