Si raportoi mediumi nga Malta për fitoren e Kosovës? NULL NULL 12.10.2018 16:50 12.10.2018 16:50 “Lideri Kosova i mbijeton frikës për ta mposhtur Maltën” është titulli që mediumi nga Malta, Kohët e Maltës i ka vënë raportit në të cilën përshkruan përballjen mes këtyre dy shteteve, njofton Klan Kosova. Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë fitoi me rezultat 3:1 ndaj mysafirëve në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së, duke u rehatuar kështu në pozitën e parë të grupit D3. Më poshtë keni raportimin e Kohëve te Maltës: Një periudhë e shkurtër pozitive në pjesën e dytë nuk mjaftoi për kombëtaren e Maltës pasi që një paraqitje komanduese nga Kosova ua mundësoi atyre fitoren prej 3:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rezultati la Maltën në fund të Grupit D3 me vetëm një pikë dhe me një tjetër ndeshje si mysafir brenda dy ditësh, kundër Azerbejxhanit, një përfundim në pozitën e fundit, ku Farrugia nuk do ta ketë në dispozicion Michael Mifsudin në formacion i cili u përjashtua nga loja. Kërcënimi më i madh nga Kosova ishte Edon Zhegrova, që luan te Genk, pasi që aftësitë e tij dribluese dhe ritmi i shpejtë ia mundësuan Kosovës që të ketë avantazh numerik në çerekun e tretë të lojës. Nuk ishte befasi që goditja e parë e Kosovës në portë erdhi nga këmbët e Zhegrovës, pas 12 minutash. Lojtari i Genkut mundi me vrapim markuesin e tij, dhe lansoi një goditje të ulët nga tehu i zonës por Andrew Hogg ishte i vëmendshëm aq sa ta eliminojë rrezikun. Presioni i Kosovës po rritej dhe ishte çështje kohe kur ai do të përvidhej prapa vijës së mbrojtjes malteze. Valon Berisha e provoi fatin e tij nga goditja e lirë prej një distance të afërt, por u mohua nga Hogg. Momente më vonë, Mërgim Vojvoda depërtoi një vijën e fundit të Maltës, por Hogg-u i nxituar ia arriti që ta largojë rrezikun. Sidoqoftë, Kosova realizoi pas gjysmë ore përmes Benjamin Kolollit, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar. Me një sens shumë të mirë të pozicionimit, Berisha i Lazios liroi Kolollin i cili u fut në zonë dhe nga një kënd i ngushtë nguliti topin pas kujdestarit maltez. Vendësit do të ndjeheshin keq që nuk e kishin shtuar epërsinë në pjesën e parë pavarësisht një morie rastesh, në veçanti përpjekjes së Zhegrovës i cili goditi shtyllën para se topi të dërgohej jashtë vijave për rivënie nga këndi. Turma kosovare kishte menduar se ekipi kishte dyfishuar avantazhin pak para fishkëllimës për fundin e pjesës së parë, kur Vedat Muriqi dërgoi topin në portë, sidoqoftë goli ishte anuluar shkaku i një pozicioni jashtë loje teksa Malta i kreu 45 minutat e parë me disavantazh pre një goli ndaj Kosovës. Në pjesën e dytë, fjalimi frymëzues i Ray Farrugia pati një ndikim të menjëhershëm pasiqë ekipi u duk të jetë transformuar. Në fazat e para, lojtarët e Maltës po mbulonin më shumë pjesë në fushë posaçërisht anash, e që ishin ekspozuar nga presioni nxitues i Kosovës, dhe dukeshin më të qartë në top. Juan Corbalan që luan për Gzira United dukej më i gjallërishëm tani teksa po shënjestronte markuesit e tij në situata një-me-një, duke sjellë më shumë kurajo në ekipin e tij. Një kurajo e tillë lejoi Maltën që të barazonte në minutën e 52-të. Failla harkoi prej rivënies nga këndi ndërkaq Andrei Agius u ngrit lart për ta goditur me kokë me ç’rast dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, klubi i Challandes ia arriti që ta gjejë një mënyrë që ta bëjë turmën të shpërthejë në gëzim kur një devijim brenda zonës ia solli Muriqit topin në këmbë dhe ky i fundit, krejtësisht i vetëm në zonë, u kthye kah Hogg dhe goditi topin për tokë. Më shumë mjerim ishte rezervuar për Maltën pasi që 20 minuta para fundit, Mifsud u ndëshkua për të dytën herë. Dhjetë minuta para fundit, Kosova gjeti golin e tretë përmes Kolollit i cili shkrepi me të parën nga tehu i zonës për ta vulosur fitoren e vendësve teksa Malta u dënua me një tjetër disfatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.