Si ndikon zhurma nëpër spitale tek pacientët? NULL NULL 22.11.2018 11:30 22.11.2018 11:30 Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se zhurma nëpër spitale është duke u përkeqësuar. Çdokush që ka qëndruar i shtuar në spital për një natë e din vështirësinë e gjumit në mes të zhurmës së makinerive të ndryshme, stafit, lëvizjeve e telefonave. Në Britani 40% e pacientëve janë të shqetësuar nga zhurmat gjatë natës, kanë treguar anketimet e brendshme të spitaleve. Megjithatë kjo nuk ndikon vetëm tek mirëqenia e pacientëve – nivelet e larta të zhurmës ndikojnë edhe në performancë. Sipas hulumtuesve nga King’s College në Londer, nivelet e zhurmës tek kujdesi inteziv – aty ku pacientet janë më të ndjeshëm – rregullisht tejkalon 100 decibel. Kjo është ekuivalente me muzikën përmes dëgjuesve. Në këtë nivel zhurma lidhet me zhvillimin e një formë të psikozës ku pacientet përjetojnë ankth dhe bëhen paranoik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë