23:40, 16 Prill 2018

Një në tetë persona të rritur në Britani mund të preken nga sëmundja e mëlçisë, kjo ngaqë janë mbipeshë.

Skanime të afërsisht 3,000 personave në një studim të realizuar nga “Biobang” në Britani, kanë treguar se 12% prej tyre kishin mëlçi të yndyrshme të prekura nga inflamacioni.

Studiuesit kanë thënë se këto të gjetura janë alarmuese, ngaqë kjo sëmundje mund të shkaktojë dështimin e mëlçisë madje edhe vdekjen.

Sipas tyre aktualisht ka një epidemi të qetë të sëmundjes tek mëlçitë e prekura nga yndyrat. Kjo është brengosëse ngaqë shpesh simptomat shfaqen pasi është shkaktuar dëmi i madh.

liver scans

Interesante