Si e dëmton kuleta shëndetin tuaj! NULL NULL 28.01.2018 13:45 28.01.2018 13:45 Shpesh herë keni hasur por dhe shpesh herë jeni rrezikuar nga hajdutët kur keni vendosur kuletën në xhepin tuaj të pasëm. Megjithatë sipas një studimi të fundit kuleta nuk e ka vendin aty edhe për disa arsye shëndetësore, transmeton Klan Kosova. Sipas mjekëve, kuleta në xhepin e pasëm krijon një çrregullim të legenit dhe të ijeve. ”Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet”, ka thënë Dr. Arnie Angrist për Huffington Post. Kjo mund të shkaktojë disa çrregullime në trup, përfshirë këtu dhimbje të përkohshme, agjitacion të nervit të pasëm që mund të shkaktojë parehati dhe mund të shkaktojë dhimbje edhe në këmbë. ”Madje edhe nëse drejtoni makinën për 30 minuta mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati të madhe”, u shpreh Dr. Mathew Ullom. Për këtë arsye preferohet që kuleta të vendoset në xhepin e përparmë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024