15:42, 13 Shtator 2017

Në fshatin Cërrnicë të Gjilanit, stuhia e së hënës e ka dëmtuar një shtyllë elektrike, e cila është gati duke rënë.

Banorët kanë thënë se e kanë lajmëruar KEDS-in por thonë se nuk kanë ardhur ta rregullojnë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë për klankosova.tv se KEDS është fokusuar së pari në riparimet e mëdha pasi që stuhia e ditëve më parë ka lënë pa rrymë me mijëra familje, dhe se tani janë duke u fokusuar në dëmet më të vogla të cilat i ka shkaktuar stuhia.

Buzhala më tej ka shtuar se mobilizimi i KEDS-it pas stuhisë të së hënës ka qenë shumë i madh, dhe se KEDS është duke punuar.

Interesante