Shtyhet seanca për gjyqtaren Majlinda Andrea NULL NULL 17.01.2017 11:09 17.01.2017 11:09 Është shtyrë për në 30 janar seanca gjyqësore për gjyqtaren Majlinda Andrea. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Eleni Linos, i cili kishte bërë kërkesë për shtyrje të seancës pas nuk ndodhej në Shqipëri. Gjyqtarja Andrea dhe tre të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares, Odise Andrea, ka kërkuar proces gjyqësor normal, shkruan Ora News. Gjyqtarja Majlinda Andrea akuzohet për korrupsion pasiv, që ka në qendër pagimin e 50 mijë eurove për një verdikt gjyqësor për 40 hektarë tokë në Butrint. Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares, Odise Andrea, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 7 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 9 minuta më parë