Shtyhet për një datë tjetër takimi i delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi NULL NULL 16.01.2018 14:08 16.01.2018 14:08 Është anuluar takimi ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, i cili ishte planifikuar të zhvillohet të martën në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi, kryesues i delegacionit të nivelit teknik nga Kosova. “Besoj se ndërkohë do të marrim informacione se a do të vazhdojë apo do të shtyhet në ndonjë afat të pacaktuar takimi”, tha Arifi. Shtyrja e takimit, erdhi si pasojë e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, në orët e hershme të mëngjesit. Me ta kuptuar lajmin, delegacioni i Serbisë kishte kërkuar që të kthehet në Beograd. Ndërkohë që edhe Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kociançiq kishte konfirmuar shtyrjen e takimit. Ai ka thënë se temat që do të duhej të diskutoheshin në këtë takim kishin të bënin me energjinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin rajonal. Paraprakisht, të hënën delegacioni i Kosovës ka zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian. Ndërkaq në lidhje me takimin me palën nga Serbia, Arifi tha se ai ka qenë një vazhdimësi e temave të mëparshme. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në REL. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024