Shtrëngim i çuditshëm duarsh mes Trump e Abe (VIDEO) NULL NULL 11.02.2017 09:54 11.02.2017 09:54 Në diplomaci çdo veprim mes liderësh ka një kuptim – ecja, përshëndetja, mimika e fytyrës dhe shumë çka tjetër ka një domethënie. Por, edhe ekspertët më të mëdhenj të leximit të shenjave e sjelljeve diplomatike po e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë shtrëngimi 19 sekondësh dhe shumë i çuditshëm i duarve në mes të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit japonez Shinzo Abe, njofton Klan Kosova. Në takimin e parë të Presidentit amerikan me një lider aziatik në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se pati një bisedë të këndshme me Aben dhe madje tha se SHBA-të e Japonia do të ia çojnë shumë mirë bashkë, por vëmendjen nga gjithçka tjetër e hoqi gjesti – i iniciuar nga Trump – i shtrëngimit të gjatë të duarve. Se a kishte ndonjë domethënie, apo thjeshtë ishte veprim momenti këtë e di vetëm Trump. I pyetur rreth kësaj situate ai tha se s’kishte asgjë të veçantë, porse thjeshtë e ka shumë për zemër kryeministrin japonez. https://www.youtube.com/watch?v=dytZGYDxLEo klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024