Shtohen masat e sigurisë para protestës për pronat te Manastiri (FOTO) NULL NULL 21.04.2017 18:55 21.04.2017 18:55 Në Deçan janë shtuar masat e sigurisë pas paralajmërimit se do të ketë protestë për pronat te Manastiri. Protestën e kanë paralajmëruar drejtuesit e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan. Ajo do të mbahet me 28 prill nga ora 11:00 deri në orën 12:00, në rrugën e Manastirit të Deçanit. Sipas këtij njoftimit kjo protestë do të mbahet për shkak të mos reflektimit të Qeverisë së Kosovës, për kontestin pronësorë në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve, Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit në lidhje me pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 5 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë