Shtime: Viva Fresh Store kaplohet nga zjarri (VIDEO) NULL NULL 08.01.2017 20:55 08.01.2017 20:55 Flaka e mori mesditën e së dielës një pjesë të Viva Fresh Store, në qendër të Shtimes. Për të shuar atë u deshtë intervenimi i zjarrfikëseve. Nga flakët që përfshiu objektin goxha në rrezik ishin edhe punëtorët e kësaj qendre. Pas intervenimit zjarri u lokalizuar dhe nuk pati rrezik për banorët që jetojnë për rreth objektit. Për ta kuptuar shkakun e zjarrit në vendngjarje dolën edhe hetuesit. Zëvendës drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, bëri me dije përmes telefonit se janë intervistuar disa nga punëtorët që ishin në orar në kohën kur shpërtheu zjarri, porse të dyshuar nuk ka. Kronikë nga Valon Rashiti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 12 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 19 minuta më parë